Rrjedha e lumit Kir ka marrë me vete argjinaturën në fshatin Bleran e cila nuk ka më shumë se një vit e gjysëm që është ndërtuar. Ky fshat është pjesë e njësisë administrative Rrethina, në bashkinë Shkodër.
 
Argjinatura në fshatin Bleran ka pësuar çarje të mëdha në dy vende të ndryshme  kuuji e ka marrë me vete.

argjinatura ne shkoder
 
Situata është problematike sepse aty rrezikojnë që të mbesin të bllokuar 200 familje në rast se uji i lumit bllokon rrugën ashtu siç ka ndodhur jo më larg se para një muaji.
 Këtë e tregojnë vetë banorët e zonës.

argjinatura ne shkoder
 
Kjo argjinaturë është ndërtuar në vitin 2013. E kanë bërë tërësisht të re në fillim. Edhe pse ka kaluar vetëm 1 vit e gjysëm qysh kur është ndërtuar në pjesë të mëdha të saj është dëmtuar rëndë. Uji i lumit e ka çarë dhe tashmë lumi Kir del në rrugë. Ne jemi të shqetësuar sepses a herë ka reshje shiu, lumi Kir shton shumë aq sa del në sipërfaqe dhe bllokon rrugën. Çarja e argjinaturës ka rreth një muaj që ka ndodhur dhe që atëherë askush nuk ka marrë asnjë masë. Tashme ne si banorë këtu jeni të rrezikuar sepse disa herë uji i lumit ka bllokuar rrugën dhe nuk kemi mundur që të kalojmë. Jemi 200 familje që izolohemi. Ne nuk kemi rrugë tjetër për të kaluar ndaj edhe kërkojmë që të merren masa sepse nuk mund të vazhdohet kështu”-thotë një banor.
 
Edhe fëmijët e vegjël detyrohen të mos shkojnë në shkollë kur rruga bllokohet nga uji.

argjinatura ne shkoder
 
Vetë këta fëmijë që shkojnë në shkollë tregojnë se si izolohen kur uji i lumit del në rrugë.

argjinatura ne shkoder
 Foto të tjera..
 
Disa herë unë nuk kam shkuar në shkollë sepse uji ka dalë në rrugë dhe nuk kemi patur nga të kalojmë. Situata është e keqe këtu dhe jemi të frikësuar. Ne kemi dëshirë të shkojmë në shkollë por kur rruga është e bllokuar duhet të qëndrojmë në shtëpi”-tregon një prej nxënësve të fshatit Bleran.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)