Shkodran Mustafi ka bërë krenarë shumë shqiptarë, pavarësisht se refuzoi kombëtaren kuqezi për të veshur fanellën e ekipit të Gjermanisë. Mbrojtësi ishte një nga shumë ambasadorët shqiptarë në Botërorin e Brazilit. Pjesëmarrja e Mustafit në Brazil ishte një ëndërr që zgjati shumë pak.
E ndërsa fillimisht u la jashtë listës, Lëv e thirri pas dëmtimit të Rojs. Shqiptari bërë një paraqitje shumë të mirë, madje duke qenë edhe nga formacioni i parë, por ëndrra zgjati shumë pak, pasi u dëmtua përballë Algjerisë.
Kjo ka bërë që mbrojtësi të ndjekë ndeshjen me Francën nga tribuna, aty ku ka realizuar edhe një foto me disa shqiptarë që kanë udhëtuar në Brazil për të ndjekur yjet me origjinë shqiptare. Foton me flamurin kuqezi, Mustafi e ka postuar edhe në Facebook.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com