Ditën e sotme militantët e Berishës në një akt të pashembullt kanë sulmuar me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, në të cilën kishte edhe njerëz brenda në momentin e sulmit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Adriatik Doçi, ka shkruar se vila e Enver Hoxhës u sulmua nga njeriu që ka hyrë e ka dalë atje, Sali Berisha.
Madje Doçi shkoi edhe më tej duke thënë se Berisha në të kaluarën e tij ka qëndruar pranë oxhakut në Vilën e Enver Hoxhës, me bashkëshorten e ish-diktatorit, Nexhmijen dhe fëmijët e tij.
Dhe për t’i vënë vulën asaj që ka shkruar, Doçi ka postuar në rrjetin social Facebook krah shkrimit edhe një fotografi të vjetër të Berishës krah anëtarëve të familjes së ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Mercenarë të paguar nga Partia Demokratike me në krye Berishën i kanë vënë flakën sonte Vilës së Enver Hoxhës, në të cilën ka hyrë dhe dalë shpesherë shpërndarësi i flakëve Sali Berisha, madje ka qëndruar edhe pranë oxhakut me Nexhmije Hoxhën dhe fëmijët e ish diktatorit. Flakët e sotme mund të kenë përcëlluar ndonjë turist, por kurrsesi këtë fotografi dhe kujtime të tjera ankthioze të Sali Berishës brenda Vilës së Enverit”, ka shkruar Doçi.
Komente









