FOTOLAJM/ Spitali i Elbasanit zhytet
në mjerim, fotoja sa mijëra fjalë
Urgjenca e spitalit të Elbasanit është në gjendje të mjerueshme. Një foto e publikuar në rrjetin social “facebook”, ku duket një nga mjekët e Elbasanit që u helmuan në një drekë, të shtruar në urgjencën e spitalit, tregon se në çfarë gjendje të mjerueshme janë spitalet në vendin tonë.
ELBASAN - Gjendja e mjerueshme e spitaleve tona herë pas herë shkon përtej çdo imagjinate. Në foton që shoqëron këtë shkrim, është një nga mjekët e spitalit psikiatrik të Elbasanit, i cili u helmua me ushqimin në një dfrekë festive dje me kolektivin, i shtruar në urdgjencën e spitalit të Elbasanit. Fotoja vlen sa për mijëra fjalë. Sigurisht që asgjë nuk të krijon idenë se aty bëhet fjalë për spital. Muret janë copë-copë, dhe shenjat e lagështirës dhe mykut duken qartë.
Po aq qartë duken edhe shenjat e një neglizhence totale ndaj këtij spitali, ku me sa duket vetëm krevati është ndërruar që nga koha e monizmit. Edhe batanijet janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa doktori-pacient mban te koka një shishe me ujë të mbushur. Edhe mënyra se si është kruspulluar pacienti, flet qartë se çfarë shërbimi mund të pritet në këtë situatë. Fotoja është hedhur në rrjetin social facebook, dhe menjëherë ka ngjallur reagimin e të gjithëve. Kjo edhe për faktin se pacienti në fjalë ishte edhe vetë mjek i këtij spitali.
(Foto: Mjeku i helmuar i psikiatrise se Elbasanit i shtruar ne urgjencën e spitalit të Elbasanit)HELMIMI Një drekë festive mes kolegësh gati sa nuk ka përfunduar në një tragjedi për disa prej tyre. 5 mjekë dhe infermierë të spitalit psikiatrik të Elbasanit kanë përfunduar të helmuar në spital, pasi kanë konsumuar ushqim në një drekë pune në një lokal në periferi të qytetit. 35 mjekë dhe infermiere festonin daljen në pension të një prej kolegeve të tyre, Fitore Totozani, ndërsa gjendja e të helmuarve sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Festa e mjekëve është organizuar mbrëmjen e së hënës. Sipas mjekëve komplikacionet e pacientëve janë shfaqur mesditën e sotme, të cilët më pas kanë kërkuar edhe ndihmën e mjekëve. Ndërkohë, i kontaktuar me telefon nga Tv “A1 Report”, drejtori i Shëndetit Publik në Elbasan, Agron Braho, shprehet se “ISHP ka ngriur një grup pune dhe ka nisur verifikimet për të zbuluar shkaqet e vërteta të helmimit të njëkohshëm të 5 personave në një lokal në periferi të Elbasanit”.
Spitalet publike janë vënë shpeshherë në qendër të kritikave për mungesat e shumta, qoftë në medikamente, qoftë në aparatura, por pavarësisht përmirësimeve, situata vazhdon të mbetet problematike. Tenderat kanë qenë gjithmonë në shenjestër për vonesat e shkaktuara në furnizimin me medikamente në kohë për të sëmurët. Ndërkohë që në muajin shtator, më ndryshimin e qeverisë, pritet që edhe sistemi shëndetësor t’i nënshtrohet një reforme të re, ku synohet që e gjithë popullata të mund të përfitojë shërbimin shëndetësor falas.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2268
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Plagoset me thikë këngëtari Ademir Fresku, në kërkim autori
14 Janar, 11:28
-
Atentati në Vlorë ku u vra Kristian Marku, shoqërohet Saimir dhe Martin Reçi! Në mars 2023 viktima qëlloi makinën e blinduar të njërit prej tyre
14 Janar, 11:11
-
Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se kreu transaksione me vlerë 1 mln € 'para krimi' nga karta e kreditit të një shqiptari! (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
14 Janar, 10:44
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë
14 Janar, 10:40
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat shitje
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45