FOTOLAJM/Tahiri, ministri i parë
i Brendshëm që hyn në Lazarat

FOTOLAJM/Tahiri, ministri i parë<br />i Brendshëm që hyn në Lazarat
LAZARAT- Pas vënies nën kontroll të fshatit të Lazaratit nga efektivët e policisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë aty i pranishëm gjatë gjithë ditës. Kështu Saimir Tahiri është ministri i parë i Brendshëm që hyn në Lazarat.
 
Nga Lazarati, ministri Tahiri tha se tani edhe në këtë fshat është vendosur sundimi i ligjit, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë së po vepron ngadalë lidhur me këtë çështje.
 
“Lazarati është si çdo pjesë e Shqipërisë, tashmë e shihni dhe ju, që kërkonte pak mundim. Unë erdha për të falënderuar Policinë e Shtetit për punën e mrekullueshme, ata djem dhe vajza që kanë bërë shumë për t’i bërë të gjithë të barabartë para ligjit. Siç e patë dhe dëshmuat në këto ditë, banorët e kanë mirëpritur ndërhyrjen e policisë, pasi ky fshat ka qenë peng i disa banditëve që shumë shpejt do arrestohen. Besoj se është momenti për të parë përpara. Ligji u vendos këtu si në çdo vend tjetër. Veprimet procedurale të prokurorisë kanë qenë shumë të ngadalta. Nuk dua ta vesh me nota ta veçanta boshllëkun e prokurorisë, por nuk i shkon ritmit të Policisë së Shtetit”, u shpreh ministri Saimir Tahiri nga Lazarati.
tahiri ne lazarat
tahiri ne lazarat
tahiri ne lazarat

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...