Pasagjerët linjës së trenave Paris-Londër përjetuan mbrëmjen e djeshme çaste ankthi. Udhëtimi i tyre u ndërpre pas alarmit se qindra emigrantë kishin bllokuar shinat hekurudhore drejt tunelit të La Manshit në përpjekje për të hipur në bord.

Kompania Eurostar njoftoi se vetëm 3 prej trenave përfunduan udhëtimin ndërsa 2 të tjerët u kthyen në stacionin e nisjes, pasi policia bëri shpërndarjen e turmave të emigrantëve, të cilët kishin bllokuar kalimin.

Pasagjerët të cilët ndodheshin nëpër trena u shprehën të zemëruar përpara mediave. Ata deklaruan se gjatë kohës së pritjes, pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe ajrit të kondicionuar. Mediat vendase raportuan se emigrantët të cilët kishin bllokuar hekurudhën po përpiqeshin të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar përmes tunelit.

refugjatet

refugjatet ne tren


refugjatet ne tren

refugjate


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)