TIRANE - Edhe semaforit i flihet?! Nuk e besoni? Ja shikoni një semafor të përgjumur në rrugët e Tiranës, midis "Hotel Tirana" dhe "VEVE center". Ky semafor i cili është shtrirë për të fjetur, është fotografuar në rrugët e kryeqytetit. Apo ndoshta po i biem në qafë semaforit të shkretë pasi nuk ka qenë duke fjetur por thjeshtë ka pasur orën e pushimit?!
Domosdo, është lodhur gjithë ditën duke ndenjur ngrirë dhe duke punuar dhe tani e meriton pak pushim. Nuk po mendojmë se është duke bërë hile me shpresën që askush nuk do ta shohë që po pushon në orarin e punës.
Në fakt kot merremi me semaforin pasi edhe ai kërkon mirëmbajtje dhe kjo është detyrë e pushtetit vendor. Deri tani kemi dëgjuar disa herë që në Tiranë do të ketë një projekt të veçantë për rrjetin e semaforëve por asgjë konkrete nuk kemi parë.
Madje ky ishte edhe një nga premtimet e kryebashkiakut Lulzim Basha para se të vendosej në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ai pati premtuar se në Tiranë do të kishte një rrjet të ri semaforësh pasi kjo do të ishte një nga zgjidhjet edhe për trafikun e rënduar në rrugët e kryeqytetit.
Deri tani nuk kemi parë asgjë konkrete për këtë projekt që ka mbetur i realizuar vetëm në fjalimet e fushatës elektorale të 2011-ës. Për sa kohë fjalët dhe premtimet mbeten të parealizuara qytetarët do të vazhdojnë të shohin edhe semaforë të tjerë të përgjumur apo të lodhur kudo nëpër kryeqytet.

(sç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com