Familja Trump  ka zbarkuar në Shqipëri. Report Tv ka siguruar foto nga pushimet e Ivanka Trump, vajzes se ish presidentit te SHBA Donald Trump në bregdetin e Sarandës.

E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj tek “Demi Hotel” në Sarandë.

Ivanka Trump edhe vjet, ajo erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.