Edhe gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë janë dezinfektuar të gjitha rrugët në mënyrë që të shmanget sa më shumë përhapja e koronavirusit. Çdo natë dezinfektimi kryhet nga Bashkia e Tiranës, në rrugët, parqet dhe hapësirat publike të kryeqytetit.
Dezinfektimi është një nga mënyrat e luftës ndaj këtij virusit, ndërsa mënyra më e rëndësishme dhe thelbësorja në këtë situatë është qëndrimi në shtëpi i qytetarëve dhe sigurimi i një higjiene të mirë përmes larjes së shpesh të duarve.