VLORE - Shënohet një tjetër incident elektoral në Vlorë. Posteri i PPDNJ-së me foton e kandidatit për deputet, Vangjel Dule është dëmtuar. Siç duket edhe nga pamjet, posteri i liderit të PPDNJ-së, Dule është lyer me bojë me ngyrë gri, ashtu si dhe logoja e partisë.
INCIDENT ELEKTORAL, VANGJEL DULE, POSTER
Ngjarja është shënuar paraditen e sotme përgjatë rrugës se Ujit të Ftohtë në Vlorë, ndërsa në këtë zonë janë vendosur edhe postera të partive të tjera.  Menjëherë kanë reaguar përfaqësues të PPDNJ-së në Vlorë, duke e cilësuar këtë veprim me prapavijë politike.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)