TIRANE - Takimi i radhës i kryeministrit serb Vuçiç pas kryeministrit Rama ka qenë me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Në sallën e pritjes në Kuvend duket se veç Metës e Vuçiçit kanë qenë ‘të pranishëm’ edhe luftëtarët kosovarë të kryesuar nga Isa Boletini.
‘Pjesëmarrja’ e luftëtarëve kosovarë dhe Isa Boletinit në këtë takim duket se ka qenë fare e rastësishme pasi ata ishin në pikturën e vendosur në krye të sallës ku u mbajt takimi.

Meta takohet me Vuçiç: Vizita moment historik për ecurinë e marrëdhënieve
Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit Meta e vlerësoi vizitën e Kryeministrit Vuçiç në Tiranë si një moment historik për ecurinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila konfirmon trendin pozitiv të shkëmbimeve dypalëshe, i cili duhet materializuar në një angazhim edhe më konkret për avancimin e projekteve të përbashkëta në rajon.
Meta vuri në dukje se dy parlamentet reciproke kanë nisur një bashkëpunim i cili do të forcohet edhe më tej në mbështetje të axhendës ndërqeveritare për rritjen e shkëmbimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë të një kryeministri serb në Tiranë si dhe mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë që ka gjetur në vendin tonë.
Në këtë drejtim, Kryeministri Vuçiç nënvizoi se duke patur parasysh që marrëdhëniet mes popullit serb dhe atij shqiptar janë kyçe në rajon, detyra e politikanëve të të dy vendeve është ndërtimi i mirëbesimit reciprok, me qëllim ngritjen e bashkëpunimit në një stad tjetër.
Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se “Shqipëria dhe Serbia janë dy vende të ndërgjegjshme për peshën e tyre specifike në rajon, ndaj dhe bashkëpunimi mes nesh i shërben forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale”. Në këtë kuadër u vlerësuan përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale, veçanërisht në drejtim të ndërlidhjes infrastrukturore, energjetike dhe inkurajimit të investimeve reciproke.
Meta u shpreh në përfundim se të dy vendet duhet të maksimizojnë energjitë e tyre në mbështetje të perspektivës së përbashkët evropiane, duke patur parasysh se heqja e barrierave dhe axhenda e integrimit evropian janë në funksion të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomiko-social të të gjithë qytetarëve të rajonit tonë.

Redaksia online
(f.m/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com