Pavarësisht protestës së PD- LSI në Bulevard, Tirana duket se është zhvendosur në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Qindra qytetarë kanë mbushur skenën e Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial për të ndjekur repertorin e grupit të njohur irlandez dhe muzikën origjinale të Ansamblit Tirana.
Grupi muzikor irlandez do të sjellë edhe kërcimtarë profesionistë nga të dy anët e pellgut, të cilët përqafojnë kërcime tradicionale irlandeze dhe amerikane.
Përveç ritmeve të muzikës ndërkombëtare në skenën e Amfiteatrit po luhet edhe muzika shqiptare e ofruar nga Ansambli Tirana të cilët dinë gjithnjë të dhurojnë spektakël të vërtetë. Për më shumë shihni fotot.