Ministir i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është shfaqur sot si kurrë më parë dhe ka folur me tonë të ashpër zëri siç nuk ishte dëgjuar asnjëherë. Ai i ka përcjellë një mesazh të fortë mafias, teksa ju ka thënë se i kanë orët e numëruara, duke shtuar se do t’i shkatërrojë.

Për të bërë sa më konkret dhe të besuar mesazhin e tij, ministri Salvini u shfaq i veshur me një kostum banjo, duke u lar ënë pishinën e një shoqërie bujqësore në komunën Monteroni d’Arbia në provincën e Sienës, ish-pronë e një mafiozi dhe e sekuestruar nga shteti italian.

Ju mafiozë e skafistë jeni i njëjti m*t. E ju skafistë e mafiozë i keni orët e numëruara, pasi ne po mbrojmë kufijtë tanë e ju nuk do keni më biznes.

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë