Një protestues është përfshirë nga flakët, gjatë hedhjes së molotovëve në Bashkinë e Tiranës.

Protestuesit hodhën disa molotovë rresht ndërsa po sulmonin Bashkinë, por një prej tyre rrezikoi edhe vetë militantin. Ai tashmë ndodhet tek QSUT, ku mori edhe shërbimin mjekësor në repartin e djegie plastikës.

Për rastin, ka reaguar edhe kreu i grupit të PD, i cili akuzon edhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha se tentoi të fshehë plagosjen e protestuesit duke thënë se nuk ka asnjë të lënduar nga radhët e tyre.

"Ky është momenti ku Policia shtyn molotovët drejt qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. Ushtari i Ergys Agasit në krye të ministrisë së Brendshme, mashtroi ku fshehu plagosjen e protestuesit! Kriminel", shkruan Bardhi. 

 

Foto: Qytetari përfshihet nga flakët, 7 tetor 2024
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?