Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale po bën xhiron e botës pasi fëmijët e një shkolle në Flastroff të Francës trajnohen për të qëlluar me snajpera.

Fëmijët janë të moshës 9-10 vjec ndërsa për ngjarjen në fjalë kanë reaguar autoritetet ligjzbatuese të cilët e kanë përcjellë ngjarjen si të papranueshme.

Menjëherë kanë reaguar Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mbrojtjes të cilët i kanë bërë thirrje të nisen hetimet.

Alarmuar nga mbulimi mediatik dhe shpërndarja e shpejtë e fotografive në rrjete sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Pierre Bayle tha “do të ndërmerren masa disiplinore ndërsa ministria fuqimisht dënon këtë veprim"

Ndërsa një zyrtar i shkollës në provincë të Francës Albert Jaeger tha se ky veprim është një gafë e pedagogjisë.

france
france
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)