Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë në Shijan, ku një kamion dhe një ‘range Rover’ janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Kardhiq – Delvinë, teksa makina është përplasur me kamionin e mbetjeve.

Fatmirësisht asnjëri nga drejtuesit e mjeteve nuk janë plagosur.

Ambulanca ka transportuar një grua drejt spitalit të Sarandës, e cila ka pësuar tronditje dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detajet mbi aksidentin.