Report Tv ka siguruar pamjet e mjetit që u përplas me motorin ku ndodheshin dy viktimat e aksidentit në Sarandë me shtetësi italiane. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, përplasja ka qenë e fortë ndërsa ‘Benzi’ pothuajse është shkatërruar në pjesën para.
Policia deri më tani ka identifikuar vetëm një 24-vjeçar italian që ka ndërruar jetë, ndërsa burime bëjnë me dije se edhe viktima tjetër është italian. Mjeti që drejtohej nga adoleshentët i preu rrugën motorit tip ‘Honda’.
Lajmi kryesor:
Aksident në Sarandë, 2 turistë italianë përplasen për vdekje nga 'Benzi' që drejtohej nga 17-vjeçari pa patentë! Në pranga i mituri! Pezullohet shefi i Policisë Rrugore
Ora 11:19
Aksident tragjik në Sarandë, vdesin 2 turistë italianë u përplasën me një mjet! Makinën e drejtonte një 17-vjeçar pa patentë, i preu rrugën motorit