FOTOT/ Bashkia e Tiranës: Banorët në rrugën 'Myslym Keta', nisin largimin nga pallati i dëmtuar

FOTOT/ Bashkia e Tiranës: Banorët në rrugën 'Myslym Keta', nisin largimin nga pallati i dëmtuar

Banorët mbledhin rrobat dhe nisin largimin nga shtëpia

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka njoftuar se familjet e fundit që kishin mbetur në Pallatin nr.4 në rr. “Myslym Keta”, i cili është shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, kanë nisur sot të largohen, duke i hapur rrugë punës për shembjen e tij.

Të gjitha familjet përfitojnë shtëpi në apartamentet e reja në lagjen “5 Maji”, si dhe trajtohen prej disa muajsh me bonusin e qirasë deri në hyrjen në banesë.

 Ndërkaq, 30 familje janë vendosur tashmë në shtëpitë e tyre të reja, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sistemohen së shpejti.

Në vitin 2020, pas analizave të kryera nga inxhinierët dhe ekspertët, Inspektoriati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Mylsym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re”.

Është pikërisht kjo ekspertizë e Institutit të Ndërtimit i cili vë në lëvizje, sipas ligjit, Bashkinë e Tiranës, që ka për detyrë ta zbatojë atë, duke marrë masat për shembjen e pallatit dhe strehimin e familjeve në apartamente të reja. Në këtë rast, Bashkia e Tiranës ka dhënë zgjidhjen se familjet të strehohen në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen “5 Maji”. 30 familje e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe jetojnë tashmë në shtëpitë e reja.

Bashkia e Tiranës akuzon Belind Këlliçin, i cili do të jetë kandidati i Berishës përballë Erion Veliajt në garën e 14 majit, se po nxit disa familje të Pallatit nr.4 në rr. Myslym Keta, që të mos e pranojnë zgjidhjen e bashkisë, por të qëndrojnë në pallatin e dëmtuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi

Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi