Pallati në kompleksin “Arlis” i cili u përshi nga flakët nuk ka qenë i kolauduar nga Bashkia. Këtë fakt e pohoi drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Tiranës Dritan Dango, nga emisioni “Sot Live në Shqipëri”. Duke folur për strehimin e banorëve të cilët u janë djegur shtëpitë, Dango tha se asnjë nuk ndodhet në strukturat e vëna në dispozicion nga Bashkia.
“Duke qenë se emergjencat civile janë shkrire me shërbimet sociale, ishim në terren për evakuimin e banorëve. Ka një ligj që lejon që ccdo fillim viti të mblidhet një grup pune që ngrihet për raste të fatkeqësive natyrore. Në rast emergjencash, ligji e thotë që banorët evakuohen dhe strehohen në qendrat sociale që ka Bashkia Tiranë, në shtëpitë sociale nëse janë të lira, palestrat e shkollave dhe më pas konviktet. Ne kishm protokollin gati dhe bëmë gati të gjitha ambientet por u mbetet banorëve të pranojnë nëse pranojnë kushtet apo jo. Te gjithë banoret që kanë qenë të pranishëm në ambientet ku ra zjarri, janë paraqitur dhe kanë pyetur mbi çështjen e strehimit. Është shumë e rëndësishme që në 48 orët e para banorët të strehohen. Pra duhet të futen diku. Ne i kishim gati ambientet por është në dorën e banorëve për të zgjedhur nëse duan të strehohen në ambientet që kemi ne apo të shkojnë tjetër kund. Asnje banor nuk ka pranuar por ankesa e tyre ka qenë mbi kur do mbarojë pallati. Pallati nuk ka qenë i koaliduar akoma nga Bashkia e Tiranës, ka qenë në kontroll e sipër.” tha ai.
Duke folur për hapat e mëtejshëm, Dango tha se çështja do të trajtohet me faza, dhe pas fazës së parë vjen procesi i dëmshpërblimit. Duke sjellë në kujtesë rastin e zjarrit tek Ish-Parku, ku u ndoq e njëjta procedurë me pritjen e ekspertizës dhe hartimin e inventarit të dëmeve, Dango sqaroi se Bashkia mbulon vetëm orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa për dëmet në strukturë dhe fasadë po vijojnë kontaktet me kompaninë ndërtuese dhe pushtetin qendror për të përcaktuar përgjegjësitë. Ai nënvizoi se pa përfunduar inventari i plotë i dëmeve, çështja nuk mund të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.
“Këto çështje do t’i marrim avash avash. Në rastin e zjarrit, Bashkia ka zbatuar ligjin dhe ka bërë gati ambientet, qoftë shtëpitë sociale, apo qendrat sociale, bëmë gati palestrën dhe në rast se do kishte tejmbushje kishim konviktet. Më pas ne kemi pjesën e dëmshprëblimit. Ky është rasti i dytë që na ndodh. Rasti i parë tek Ish Parku dhe në atë rast, Drejtoria e Eemergjencave civile ka zbatuar ligjin dhe ka pritur ekspertizën nga policia dhe ka bërë një inventar të shtëpive. Dëmshpërblimi që bën Bashkia Tiranë është sa i përket orendive shtëpiake dhe elektroshtëpiakeve. Aktualissht, me deklaratën e kryeministrit mbi riparimin e shtëpive dhe fasadës së pallatit, ne jemi në kontakt qoftë me kompanië ndërtuese qoftë me pushtetin qëndror për të parë se kush janë detyrimet ligjore të atyre dhe çfarë do të mbulojë Bashkia. Patjetër që kjo do të kërkojë kohën e vet sepse pa u bërë inventari ne nuk mund t’i kalojmë në Këshill Bashkiak” tha ai.
Sa i përket bonusit të qirasë, Dango sqaroi se çështja po shqyrtohet nga Drejtoria e Strehimit, por aktualisht ka një pengesë ligjore. Sipas tij, ekzistojnë vetëm dy skema për përfitimin e bonusit: ajo e zakonshmja dhe ajo për rindërtim, ku përfituesit nuk duhet të kenë një pronë në emër të tyre. Në rastin konkret, banorët e prekur nga zjarri kanë banesat e tyre, çka krijon një ngërç për përfshirjen në këto programe. Për këtë arsye, ai tha se po shqyrtohet mundësia për hapjen e një skeme të re të posaçme, në bashkëpunim me drejtorinë juridike, për t’i dhënë zgjidhje situatës.
“Sa i përket bonusit të qerasë, ka një drejtori strehimi që po e sheh këtë pjesë. Ka një vështirësi sepse janë vetëm 2 programe ëpr bonus qeraje: bonus qeraje të thjeshtë dhe bonus qeraje për rindërtim. Ata banorë të cilët kanë dhe janë pjesë e procesit të rindërtimit aplikojnë për bonus qeraje por nuk duhet të kenë një pronë. Në këtë rast, banorët kanë një pronë dhe këtu ka një ngërcc ligjor. Është drejtoria e strehimit bashkë me drejtorinë juridike që do të shohin nëse mund të hapin një program tjetër për këtë rast” tha ai.
Komente









