FOTOT / Bashkia nis rikonstruksionin e një rruge në kryeqytet, fund baltës dhe pluhurit

FOTOT / Bashkia nis rikonstruksionin e një rruge në kryeqytet, fund baltës dhe pluhurit

Qindra qytetarë të cilët jetojnë në zonën pranë Liqenit të Thatë do të shpëtojnë njëherë e mirë nga balta gjatë reshjeve të shiut dhe nga pluhurat gjatë verës duke iu gëzuar një rruge me të gjitha standardet e nevojshme.

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e rrugës e cila kalon përmes pallateve të reja të ndërtuara pas viteve ’90, por ku nuk ishte menduar për përmirësimin e infrastrukturës gjatë kohës që kjo zonë ishte nën administrimin e ish-Komunës së Farkës. Siç mund të shihni edhe nga këto foto, mjetet e rënda të ndërmarrjes Nr. 2 të Bashkisë së Tiranës krahas punimeve nëntokësore, aktualisht po shtrojnë çakullin duke e përgatitur për asfaltin.

Prej vitesh banorët e kësaj zone ankoheshin se mungesa e rrugës po dëmtonte automjetet e tyre, ndërsa krijonte mjaft probleme edhe për kalimtarët. Gjatë këtyre tre viteve, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë projektesh të rëndësishme për sistemimin e blloqeve ndërmjet pallateve, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja duke menduar për herë të parë edhe për urbanizimin e këtyre zonave.

( pamje nga punimet e ndërmarra nga Bashkia )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 27/03/2018 14:54

    Ky eshte mashtrim rruga vazhdon si mos me keq e kam para pallatit

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/03/2018 19:53

    Ne rregull shum mire por kur thoni me te gjitha standartet na hengret. Te gjitha standartet do te thote trrotuar qe te kalojn femijet pa pengesa dhe njerezit me karroca femihesh jo te dalin ne rrug ku kalojn makinat. Se po ti shikosh trotuaret ne nje pjese te rruges eshte tamam ne nje pjese 20 cm dhe ne nje vend ka ate katrrorin e pemes dhe per te kaluar rrugen me karroc femijesh duhet ta mbash hopa karrocen me gjith beb se eshte gjys metrri. Mos te them qe ndermjet rruges dhe trrotuarit te kete nje hapesir bari prej 2 metrra. Meqe po themi per te gjotha standartet. Shkoni shikojini si po behen rruget e reja pa minimumin e standartit.

    Përgjigju
    • Njetri: 27/03/2018 13:09

      Po ti nuk thua shyqyr me kaq se fjala standarte eshte reklam.. aman se na eshte neveritur vetja me keto rrug qe kemi 30 vjet akoma muabet rrugesh gjera qe i kan per detyr ti bejne na i reklamojne sikur na bejne nder

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj