FOTOT/ Belind Këlliçi, i papunë, nuk kursehet me pushimet luksoze pas humbjes në Tiranë

FOTOT/ Belind Këlliçi, i papunë, nuk kursehet me pushimet luksoze pas humbjes në Tiranë

Pushimet e Belind Këlliçit

Kandidati humbës i demokratëve në zgjedhjet e fundit vendore, Belind Këlliçi, është kapur mat duke vijuar pushimet e tij luksoze në një nga resortet më të shtrenjta në bregdet. 

Fotot e siguruara nga disa pushues në resortin luksoz, tregojnë Belind Këlliçin bashkë me disa persona të tjerë, të cilët përdorin skaf për të bërë pushimet e tyre më të rehatshme. Ai është parë edhe duke drekuar në restorantet e zonës, të cilat njihen për luksin dhe çmimet e larta, që shpeshherë janë bërë subjekt i diskutimeve në rrjetet sociale. 

Pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit të Tiranës dhe kandidoi për zgjedhjet vendore përballë Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe humbi me diferencën më të thellë në historinë e përballjeve elektorale midis dy kandidatëve, Belind Këlliçi zyrtarisht është ende i papunë dhe është e paqartë se me çfarë të ardhurash jeton apo se me çfarë i paguan pushimet në zona luksoze, me dreka e darka në restorantet e resortit dhe udhëtime me skaf.

Ish-kandidati demokrat ka qenë shpeshherë në vëmendjen e mediave për jetën e tij të shtrenjtë që bën si i papunë, të cilat i reklamojnë edhe vetë familjarët në rrjetet sociale, siç janë ndjekjet e ndeshjeve të kombëtares në Gjermani në zonat më të shtrenjta të stadiumit, udhëtimet e ndryshme në vende të shtrenjta të Europës apo edhe xhiro me varka në Mesdhe.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Franci: 15/08/2024 13:38

    Mos ja qani hallin Belindit per para pasi ka menduar e ema Zana e cila ka bere kerdine kur punonte ne Inspektoriatin Shteteror te Punes dhe ne cdo kontroll i kerkonte haptazi pronare te bizneseve para qe te mos i gjobiste. Pa le pastaj kur shkonte me sherbim jasht shtetit flinte ne nje dhome me drejtorin e saj.

    Përgjigju
  • Likja: 14/08/2024 14:11

    Mbas ketyre pushimeve , Kerrici do te denoncoje parate e vjehrrit. Eshte ne fazen e mbeldhjes se dokumentave dhe te dorezimit ne SPAK. Ja ka marre doren.

    Përgjigju
  • Taipi: 14/08/2024 12:59

    Po ku eshte luksi ketu o kellire gazetar?! Apo 20 mije lek te vjetra xhiro me gomone per ju zgjebet eshte luks kur behet fjale per opozitare.

    Përgjigju
    • Mbaje drejt: 14/08/2024 15:12

      O Taip po ç'të duhet me hajdutët e politikës apo dhe ti je si ata

  • Panorama: 14/08/2024 12:31

    Pse çuditeni ju të Shqiptares, ai dhëndërr i Juaji eshte vjehrri tij shok i ngushtë me Skënderbeun dhe vjehrra pjesë e rilindjes. E tërheq dera e gruas qe jezojnë e defrehen nga paratë publike si komplet sekti rilindjes. E di qe sdo e publikoni por të paktën për budallenj sna bëni dot. Dhe e keni lënë atë Plehun pasdore nxirrni ndonjë prerje shiriti për punime imagjinare

    Përgjigju
    • Labi: 14/08/2024 22:02

      Ju ka dhënë urdhër mortjemadhi që të barazoni ata që janë në pushtet e po na vjedhin e grabisin prej 12 vitesh me ata që janë prej 12 vitesh në opozitë. Pasuritë e këtij vendi i administron Këlliçi apo padroni juaj?

    • populli: 14/08/2024 12:56

      Fiks ! Ne nje poç pjerdhin te gjithe keta luftetaret e paepur te ketij populli !

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë