Qëndrimi prej dekadash i Mugabes në pushtet duket se përfundoi sot në mëngjes pasi mjetet ushtarake, si tanke dhe kamiona bllokuan rrugët përpara parlamentit në Harare dhe më pas disa krerë të ushtrisë i drjetuan një fjalim televiziv kombit gjatë orëve të vona të natës së djeshme.
Në këtë mënyrë ish-zv.presidenti Emmerson Mnangagva, 75 vjeç, një veteran i luftës për çlirimin e Zimbabves më n1970 i cili ishte dëbuar më herë nga MUgabe gjatë këtij muaji, është rikthyer nga ekzili. Largimi i tij e kishte vendosur gruan e Mugabes, Grace, 52 vjeçe, në pozicionin e parë për ta zëvendësuar burrin e saj si presidente e ardhshme, një trashëgimi që ishte kundërshtuar fort nga rangjet e larta të ushtrisë.
Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma tha sot në mëngjes se kishte folur me Mugaben dhe se 93-vjeçari është “izoluar në shtëpinë e tij” por se është “mirë”.
Ndërkohë deputeti i opozitës Eddie Cross tha për BBC se beson se Grace Mugabe ëhstë arratisur në Namibi, pasi i ëhstë lejuar ta bëjë një gjë të tillë dje natën, sidoqoftë ky lajm nuk ëhstë konfirmuar ende nga ushtria.
Dje natën ushtria e Zimbabves u shfaq në studiot e televizionit publik për të deklaruar se kanë vënë në shënjestër kriminelët.
[gallery]24698[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO










