FOTOT/ Drejt fundit rehabilitimi i Lanës nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ja si ka ndryshuar zona

FOTOT/ Drejt fundit rehabilitimi i Lanës nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ja si ka ndryshuar zona

Rehabilitimin i bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri

Bashkia e Tiranës njofton se një tjetër investim është drejt përfundimit. Bëhet fjalë për rehabilitimin e bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ku ferrat dhe mbeturinat i kanë lënë vend një infrastrukture moderne.

Gradualisht në këtë segment po punohet si gjatë shtratit të lumit për ta rehabilituar atë, ashtu edhe në ndërtimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme në rrugë: trotuare, ndriçim dhe gjelbërim. Puna ka mbaruar në rreth 90 për qind të saj, teksa ka nisur edhe asfaltimi i rrugëve në të dyja krahët e Lanës.

Rehabilitimin i bregut të Lumit të Lanës në segmentin nga Materniteti i Ri

Gjithashtu po punohet edhe për mbjelljen e pemëve, si dhe sistemimin e dherave në bregun e Lanës. Tashmë me këtë investim e gjithë zona nga Materniteti i Ri deri në Shkozë merr një vlerë tjetër, ndërsa të gjithë qytetarët e kësaj zone do kenë një mundësi të lëvizin më shpejt dhe me më pak kosto në dy akset e kësaj rruge.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen