Ilir Meta ka vërtetuar tashmë se i kushton kohë palestrës dhe natyrës. Kësaj radhe, Presidenti i Patisë së Lirisë ka ngjitur majën e Çikës, ndërsa në këtë aventurë i është bashkuar edhe aktori i humorit Bes Kallaku.

"Fotoalbum nga ngjitja magjike në Majën e Çikës 2045m, ngado ku t'i hedhësh sytë një mrekulli e vërtetë: Nga Deti Jon apo nga Lugina e mrekullueshme e Lumit të Vlorës Me një ekip të mrekullueshëm dhe kompakt ngjitja bëhet më e lehtë dhe më e bukur”, shkruan Meta.

Kujtojmë që Bes Kallaku është në proces divorci me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Po ashtu edhe vetë Kryemadhi ka lënë të kuptohet se marrëdhënia bashkëshortore me Metën nuk është në momentin e mirë.