Mediat gjermane kanë publuikuar fotot e autorëve të dyshuar të vrasjes së boksierit nga Kosova në Gjermani, Besar Nimani. Ata janë identifikuar si Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Sipas medias gjermane Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po u kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.

“Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal.

Personat e dyshuar për vrasjen e boksierit nga Mitrovica janë ende në arrati.

Foto: Hüseyin Akkurt. Ayman Dawoud Kirit