Gjermani/ Atentati për hakmarrje ndaj familjarëve të vrasësit kurd para gjykatës, dorëzohet vëllai i boksierit Besar Nimani (EMRI)

Gjermani/ Atentati për hakmarrje ndaj familjarëve të vrasësit kurd para gjykatës, dorëzohet vëllai i boksierit Besar Nimani (EMRI)

Boksieri Besar Nimani, i vëllai i dyshuar dhe policia gjermane në vendngjarje

Gjermani- Vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi para Gjykatës së Bielfield, në atentatin me 4 të plagosur me armë, është dorëzuar edhe një nga dy të dyshuarit për krimin.

Ai është shqiptari Berat Nimani, vëlla i boksierit të vrarë vitin e kaluar në Gjermani, që është dorëzuar në polici ditën e djeshme (27 shkurt), pas shpalljes në kërkim.

Nimani tashmë është në stacionin policor në Bielefeld dhe gjatë ditës së sotme pritet t’i përcaktohet masa e paraburgimit. Nimani akuzohet se të mërkurën qëlloi me armë zjarri në një turmë njerëzish, ku la të plagosur të paktën katër persona, mes të cilëve edhe dy shënjestrat me motiv hakmarrjen, pasi ishin vëllai dhe babai i autorit të arrestuar dhe që po gjykohet për vrasjen e boksierit.

Kjo ishte hakmarrje e tij, ndaj grupit që vrau vëllanë e tij, Besar Nimanin, para disa muajsh. Besar Nimani ishte boksier i suksesshëm në Gjermani, por kishte shumë probleme me një grup, të cilët e vranë teksa po hynte në një lokal të zonës, pasi parkoi mjetin e tij “BMW”.

“Dorëzimi ishte paqësor dhe bashkëpunues”, u shpreh avokati i familjes Nimani Peter Wuller për ‘Bild’.

Për krimin ndodhet në gjykatë një shtetas kurd, Huseyin Akkurt dhe në kërkim ëhstë shpallur një person i dytë. Kamerat filmuan momentin kur qëllohet nga një mjet në lëvizje me breshëri armësh dhe një prej të plagosurve, vëllai i të akuzuarit për vrasje, u pa teksa çalonte pas plumbit në këmbë dhe që përpiqej t’i shpëtonte vrasjes.

Babai i tij mori një plumb në gjoks dhe ndodhet më rëndë në spital.
 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un