Këtë të shtunë është festuar me një ceremoni 75-vjetori i Konferencës së Pezës.

Sic dhe është vënë re në stenda ka qënë e pranishme fotoja e diktatorit  Enver Hoxha.

Një fakt të tillë Partia Demokratike e ka cilësuar një provokim brutal.

Përmes një postimi në FB ka reaguar dhe ish kreu i PD Sali Berisha dhe Jozefina Topalli të cilët kanë postuar një foto ku duket fotoja e Hoxhës.

Sali Berisha e konsideron festën një festë me portretet të Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore.

Postimi i Berishës

"Feste me portrete te Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore! sb"

Ndërsa Jozefina Topalli  është shprehur “ Turp për ata që provokojnë. Neveri për ata që heshtin”

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com