Ministria Brendshme e quan trillim fotot e publikuara në facebook nga Saimir Tahiri ku sipas tij Ministri i Brendshëm, Flamur Noka po pi kafe me shoferin e Arben Frrokut, autorit të dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshëm, Flamur Noka, informon se ministri do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe do të paraqesë padinë e tij, në gjykatën e Rrethit gjyqësor, Tiranë.

”Ministri i Brendshëm i konsideron shpifje të tilla, si përpëlitje të pashpresa të njerëzve të botës së krimit, për të stisur tymnaja me qëllimin e vetëm, dëmtimin e hetimit dhe për të shpëtuar përballjen me drejtësinë, të ortakëve të tyre politikë dhe të biznesit.Ministri i Brendshëm shpreh bindjen e plotë se strategjia e shifjeve, përbaltjes dhe denigrimit publik, është rezultat i panikut të plotë që ka përfshirë z. Rama dhe ‘Rilindasit’ e tij, para humbjes së thellë që i pret më 23 qershor. “- thuhet në njoftimin për shtyp

(sg/shqiptarja.com)