FOTOT e projektit, ja si do të
transformohet stadiumi ‘Loro Boriçi’
Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër shumë shpejt do të transformohet në një stadium me parametra europianë.
Projekti i arkitektit të famshëm Peter Wilson synon të shndërrojë këtë stadium nga një rrënojë aspak dinjitoze për sportdashësit shkodranë dhe më gjerë, në një stadium modern, bashkëkohor, që i përmbush kriteret e UEFA-s.
Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër shumë shpejt do të transformohet në një stadium me parametra europianë.
Projekti i arkitektit të famshëm Peter Wilson synon të shndërrojë këtë stadium nga një rrënojë aspak dinjitoze për sportdashësit shkodranë dhe më gjerë, në një stadium modern, bashkëkohor, që i përmbush kriteret e UEFA-s.
Dy javë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili mori në shqyrtim dhe miratoi projektin për rindërtimin e stadiumit, faqja italiane “LaziPress.it”, zbulon fotot e para të projektit të ri të stadiumit “Loro Boriçi”.
Faqja thekson se impianti i rinovuar i Shkodrës mund të përurohet për ndeshjen e kthimit të kombëtares shqiptare me Serbinë, e programuar për t’u zhvilluar më 8 tetor të 2015-ës. Lazio Press shkruan se në këtë takim do të marrin pjesë edhe futbollistët shqiptarë të Lacios, kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana dhe portieri Etrit Berisha.

Në mbledhjen e KKT Kryeministri Edi Rama premtoi se kjo arenë moderne sportive që do të ngrihet në Shkodër do të mirëpresë sipas të gjitha standardeve dashamirësit e futbollit, si dhe lojtarët në kompeticionet europiane.
Megjithëse vështirësitë teknike ka qenë edhe më të mëdha për shkak të ndërtimeve pa kriter rreth e qark tij, Kryeministri siguroi se do të parashikohen masat e nevojshme që stadiumi të funksionojë në bazë të parametrave të UEFA-s.

Kryeministri siguroi se stadiumi i ri i Shkodrës do të përfaqësojë një vlerë të madhe publike, si dhe një vlerë e rëndësishme arkitektonike.
Për rikontruksionin e “Loro Boriçi” parashikohet të shpenzohen rreth 15 milionë euro, një shifër kjo shumë më e lartë se ajo që u zhpenzua për “Elbasan Arenën”.
Stadiumi i Shkodrës hapi dyert në 1953, ndërsa me kalimin e viteve pësoi disa ndryshime. Në këtë arenë futbolli janë zhvilluar disa ndeshje të Kombëtares zyrtare dhe miqësore, ku veçohet fitorja 3-1 me Rusinë në eliminatoret e Euro 2004.
Marrë nga ATSH
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
67%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1107
Lajme të tjera
-
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike
25 Mars, 21:22
-
Në 3 bashkitë e qarkut të Lezhës, socialistët rikonfirmojnë kryebashkiakët aktual
25 Mars, 21:17
-
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave
25 Mars, 21:11
-
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë
25 Mars, 21:10
-
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë
25 Mars, 21:08
-
Barazimi në Izrael, trajneri i Kosovës: Paraqitje e mirë, s'më pëlqeu rezultati
25 Mars, 21:02
-
Putin zbulon detaje nga takimi me presidentin kinez: E ftova në apartamentin tim, folëm për çështjet globale ndërsa pinim çaj
25 Mars, 20:40
-
Tiranë/ I riu që ktheu motrat në narkomane, shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë
25 Mars, 20:22
-
Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin
25 Mars, 20:14
-
Zvicra 'shuplakë' Bjellorusisë, Granit Xhaka shënon dhe asiston në Serbi (GOLAT)
25 Mars, 20:07
-
Qëlluan me armë zjarri para banesës së një personi vetëm se u kërkoi të mos xhironin gomat e makinës, shpallen në kërkim dy adoleshentët në Lezhë (EMRAT)
25 Mars, 19:58
-
VIDEO/ 2 gola në Izrael, Kosova barazon në transfertë! Dardanët i 'ngrin' VAR-i
25 Mars, 19:54