Pamela Anderson ka dëshmuar se e sheh moshën vetëm si një numër. Në moshën 55-vjeçare ajo nuk ngurron të veshë bikini dhe të fotografohet në... poza seksi në plazh.
Modelja e njohu e viteve '90 e cila u bë e famshme për rolin e saj në serialin e njohur " Baywatch ", hodhi hapin e radhës në jetën profesionale dhe bashkëpunoi me markën "Frankie's Bikinis" për të lançuar linjën e saj të rrobave të banjës.
Ndaj pritej që fytyra e “fushatës” së saj të ishte vetvetja, duke qenë se ka bërë “histori” në të kaluarën. Siç ka deklaruar në postimet e saj në Instagram, krijimi i koleksionit të saj të rrobave të banjës ishte për të "një ëndërr e realizuar".