Fotot e rralla të shqiptarëve të Greqisë, Peloponezit e Selanikut në koleksionin e konteshës suedeze W. von Hallwyl

Fotot e rralla të shqiptarëve të Greqisë, Peloponezit e Selanikut në koleksionin e konteshës suedeze W. von Hallwyl

Gazetari dhe përkthyesi Armand Plaka ka publikuar disa foto të rralla të shqiptarëve të Greqisë, Peloponezit e Selanikut të zbuluara në koleksionin e konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl (1844 – 1930). Ku koleksion prezantohet nga Armand Plaka i shoqëruar me sqarimin përkatës:

"Shqiptarët i kishin rënë në sy jo pak konteshës suedeze Wilhelmina von Hallwyl (1844 − 1930), e cila si një koleksioniste e apasionuar nuk mund ta linte t’i shpëtonin nga duart edhe fotot e realizuara nga të tjerët gjatë udhëtimeve që ajo ndërmori në rajonin tonë në periudhën 15 mars - 6 qershor 1896. Për to, ajo do ishte e gatshme të paguante me çmime të kripura e t’i bënte pjesë të atij që sot në Stokholm njihet si “Hallwyl Museum”.

Së bashku me të shoqin, kontin Walther von Hallwyl dhe mikeshën e tyre Ida Uhse, kontesha preku Serbinë, Maqedoninë, Greqinë, Korfuzin, Italinë e Jugut e atë të Veriut (duke mos e prekur tokën shqiptare) e vijuar më tej në alpet zvicerane, ndërsa shekulli 19-të po perëndonte.

Diçiturat origjinale janë shënuar në frëngjisht, pasi në atë kohë ajo ishte “lingua franca”, të cilën e njihnin padyshim edhe anëtarët e familjeve të mëdha fisnike suedeze, dhe fotot apo kartolinat që mund të hasje nëpër tregje apo koleksione private, gjithashtu mbartnin të gjitha një shënim në frëngjisht.

Fotot në bardhezi të marra nga koleksioni i konteshës suedeze që po sjell në këtë postim, paraqesin si femra, ashtu dhe meshkuj dhe shfaqin shqiptarë autoktonë në Greqi, Peloponez, Selanik etj.

Prej tyre përftohet lehtësisht ideja se shqiptarët ishin në atë kohë një motiv i gjithëpranishëm në Greqi dhe prezenca e tyre si dhe veshja, shpesh mund të ngatërrohej me atë të grekëve, por origjina e tyre njihej dhe pohohej lirisht.", -shkruan Plaka.

Wilhelmina von Hallwyl njihet si një nga koleksionistët më të mëdha të Suedisë në kapërcyell të shekullit të kaluar. Ky koleksion është një pasqyrë e protagonizmit të shqiptarëve në historinë e shekullit të 20-të, por edhe të identitetit të qartë që shpaloste me kostumet kombëtare./ Përgatiti: Dhurata Hamzai

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • morea: 30/10/2019 23:40

    Edhe me nje shikim te ceket e te shpejte vertetohet teza (e sakte) e mos vazhdimesise dhe e mos lidhjes se rraces origjinale Arberore te masakruar e te syrgjynosur neper bote e asaj te instaluar ne token e vjeter stergjyshore te Arberve te Shenjte. Arberia u mbush me te ardhur qe i pruri Turku i ndyre per te ripopulluar tokat e lena shkrete e pa asnje banor qe natyrisht do te mbusheshin. Natyra dhe shoqeria njerezore nuk e njeh vakumin dhe boshllekun. Rraca e vjeter Arberore, burrat i ka pasur vertete te pashem dhe terheqes e me tipare te skalitura (siç verehet edhe ne keto foto), ndersa grate te shkurtra e jo te bukura (siç verehete edhe ne fotot) qe eshte komplet e kunderta me popullsine qe vegjeton sot ne trevat arberore. Tani meshkujt jane shume te shemtuar dhe pa tipare (edhe kur jane te rinj jane tmerr) dhe femrat jane shume te bukura dhe seksi. Pastaj ç'te te zgjatemi, tani eshte zbuluar genomi dhe harta genetike. Beni analizen e ADN-se dhe do te shihni se nga vini dhe se sa pasardhes te arbereve jeni...

    Përgjigju
    • Kafsha: 31/10/2019 10:34

      Ik ore injorant funderrine, fol për veten tende nga ke ardhur.. Shqiptari i sotem eshte i njejti në bukuri e fisnikeri. Ngrihuni të gjithë ju pjellat qe nuk jeni të Arbrit , mblidhni leckat dhe na leshoni vendin të shpëtojmë njeher e mirë!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë