Imazhet e fëmijës së vogël nga Siria të mbytur kanë pushtuar mediet botërore dhe rrjetet sociale. Vogëlushi është një prej 12 persona të mbytur gjatë orëve të fundit në brigjet e Turqisë.

Imazhet tregojnë të voglin të pajetë të shtrirë në rërë. Ndërsa në një foto një oficer policie merr trupin e tij në duar. Fotoja më prekëse është një e realizuar nga afër, ku vogëlushi duket sikur është në gjumë dhe ngjan si një kukull.

femijeTë paktën 12 emigrantë sirianë u mbytën pasi dy varka u fundosën në jugperëndim të Turqisë. Varkat ishin nisur për në ishullin Kos të Greqisë. 

Në njërën gjendeshin 16 emigrantë. Shtatë prej tyre u mbytën kurse nëntë persona janë shpëtuar ndërsa dy janë të humbur.

Ndërsa në varkën tjetër gjendeshin 6 sirianë. Tre fëmijë dhe një grua u mbytën ndërsa dy të tjerë shpëtuan pasi dolën në breg me jelek shpëtimi.

fwmijwMijëra sirianë po largohen nga vendi për t’iu larguar konfliktit në vendin e tyre. Shumica nisen nga pritet e Egjeut në Turqi në drejtim të ishujve në lindje të Greqisë.femije
 
Rreth 11 milionë sirianë kanë vdekur ose janë larguar që prej nisjes së konfliktit në Siri në vitin 2011. Rreth 4 milionë janë detyruar të lënë vendin.
ngjarja
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)