Fotot faktojnë mashtrimin/ Lulzim Basha del blof me akuzat ndaj Gjiknurit

Fotot faktojnë mashtrimin/ Lulzim Basha del blof me akuzat ndaj Gjiknurit

Ministri Gjinkuri dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë protestës së sotme në "Unazën e Re" lëshoi akuza ndaj Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, lidhur me tenderin e zgjerimit të "Unazës së Madhe".

“E keni pyetur Damian Gjiknurin se çfarë bënte në Amerikë, me 25 qershor, në të njëjtën ditë që u regjistrua kompania fantazëm? Po apo jo? Nuk e keni pyetur. Pse nuk e pyesni? Është detyra juaj ta pyesni. Po e pyes unë: Çfarë bëje në Amerikë me 25 qershor, në të njëjtën ditë?”, u shpreh Basha.

Nuk ishte e nevojshme të pyesnim ministrin pasi mjaftoi nje vëzhgim në faqen e tij në Facebook për të kuptuar pse ka qenë në SHBA ministri. Së pari ai rezulton të ketë qenë në Washington dhe New York e jo në Delaware.

Së dyti rezulton se ministri ka qenë në një vizitë zyrtare. Gjatë kësaj vizite të ministrit ai fillimisht është takuar në Departamentin e Energjisë me Zevendës Ndihmës Sekretaren për Energjinë Sandra Oudkirk. Gjithashtu mori pjesë në Konferencën Botërore të Gazit të mbajtur në Washington.

Më tej, ministri Gjiknuri rezulton të ketë takuar një ditë më pas Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry në pritjen e organizuar në Departamentin e Shtetit.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo

Një tjetër takim i zhvilluar nga ministri është ai me zv.ndihmës sekretarin e shtetit për stabilizimin e konflikteve Pete Marocco. Ministri ka dhënë intervistë në studiot e Zërit të Amerikës ndërsa ka takuar dhe Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Patrizio Pagano.

Ora 21:47
Fotot faktojnë mashtrimin/ Lulzim Basha del blof me akuzat ndaj Gjiknurit
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja