FOTOT/ Festa për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në, çfarë nuk u pa dje në koncert! Rama publikon momentet e veçanta

FOTOT/ Festa për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA-në, çfarë nuk u pa dje në koncert! Rama publikon momentet e veçanta

Pamje nga koncerti në sheshin 'Skënderbej'

Tirana festoi një ditë më parë 100-vjetorin e vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në si dhe çeljen e negociatave, në një koncert madhështor i cili u mbajt në sheshin ‘Skënderbej’. Momentet e veçanta nga koncerti, i ka ndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një sërë fotosh.

‘Mirëmëngjes me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë.’- shkruan kreu i qeverisë.

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej për të ndjekur koncertin që organizoi kryeministri Edi Rama së bashku me Bashkinë e Tiranës, për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në si dhe çeljen e negociatave. Festës iu bashkua edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila qëndroi pranë ministrave. Në këtë festë nuk mungoi transmetimi i mesazheve të presidentit të SHBA, Joe Biden për 100 vjetorin e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë si dhe mesazhi i Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel për çeljen e negociatave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë