A1 Report siguron fotot e viktimave Gerti Goxhaj, Mentor Lufi (Doçi), Besnik Sulku si dhe italianit Salvatore Letizia i cili mbeti i plagosur ndërkaq është zbardhur nga policia dhe dinamika e ngjarjes. Por te reja te tjera te bujshme dalin nje dite pas masakres. Italiani Salvatore Letizia, 34 vjec nga Napoli, me disa precedente penale ne Itali per trafik armesh dhe trafik droge, rezulton qe ne Tirane te kete mbrritur me misionin e vrasesit me pagese.
Burimet prane policise per Shqiptarja.com bejnë te ditur se Letizia ka mberritur po të merkurën, 27 maj në Rinas, 8 orë para masakrës, duke fluturuar nga Roma me avionin e ores 11:23 minuta.
Te dhena te tjera interesante nga grupi hetimor deshmojne se masakra e djeshme eshte planifikuar prej muajit prill dhe ne shenjester ishte vene Mentor Lufi, por ngjarjet shkuan pak ndryshe. Letizia, i kontraktuar nga Besnik Sulku, kishte ardhur qe prilli 5 here ne Tirane. Ata kane mbajtur ne survejim levizjet e Mentor Lufit dhe te merkuren, ne Bulevardin Zogu i Pare, kane synuar te bejne ekzekutimin.
Në foton e siguruar nga A1 Report dallohen edhe dëmtimet e marra nag përplasja me makinë nga dy nipërit e Mentor Lufit (Doçi)

(Në foto italiani Salvatore Letizia)
Gjithashtu A1 Report ka siguruar edhe fotot e 2 nipave të viktimës Mentor Lufi (Doçi), të cilët u përfshinë në ngjarje duke qëlluar ndaj atentatorëve të dajes së tij. Markeljan Doçi dhe Klevis Doçi u arrestuan në vendngjarje ndërsa ishin duke i dhënë ndihmë dajes së tyre.

(Në foto, dy niprit e Mentor Lufit të arrestuar nga policia pas ngjarjes. Markeljan Doçi (djathtas) dhe Klevis Doçi (majtas)

(Tre pistoletat e përdorura dje)
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes në kryeqytet ku nga përplasja me arme mes dy bandave rivale për trafikun e drogës mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa 3 të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje u arrestuan në vendngjarje dhe u sekuestruan armët e krimit. A1 Report siguron
fotot e viktimave: Gerti Goxhaj, Mentor Lufi (Doçi), Besnik Sulku si dhe italiani Salvatore Letizia.

Autori kryesor i kësaj ngjarje, Besnik Sulku mbeti viktimë në shkëmbimin e zjarrit. Dyshohet se pas prishjes se trafikut të drogës mes bandave është vrarë në Holandë vëllai i Besnik Sulkut, Durim Sulku.

( Në foto vëllai i Besnik Sulkut, Durim Sulku )
Pas kësaj vrasje në Holandë, Besnik Sulku është hakmarrë duke qëlluar mbi Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn që mbeten të vdekur në Bulevardin Zogu i Parë. Këto janë dyshimet e para të policisë për ngjarjen por hetimet vazhdojnë.
Dinamika e ngjarjes sipas njoftimit zyrtar të Policisë
Më datë 27.05.2015, në orën 19:20, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka marrë njoftim se në vendin e quajtur ,Bulevardi Zogu Irë ,përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës kishte ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.
Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se dy grupe me preçedent të mëparshëm penal kanë pasur shkëmbim zjarri mes tyre. Me konkretisht :
Shtetasi Mentor Lufi (Doçi) së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres.
Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMË me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.
Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi ,konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi. Në momentin kur mjeti tip BMË ka filluar lëvizjen ,në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilet kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të dy shtetasve që udhetonin në mjetin tip tip BMË me targa AA 001IK .
Në këtë moment menjehere janë kundërpërgjigjur me armëzjarri dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore LETTICIA ,I cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit .
Ndërkohë shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij .
Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër dhe punonjesit e policisë në kohe record kanë mberritur në vendngjarje për tre minuta. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte kryer krimin e rëndë .
Disa metra me tej ,në një hotel në afersi të vendgjarjes u ndalua autori i dytë i dyshuar shtetasi Italian ,i cili kishte demtimë në trup dhe i gjakosur në fytyrë. Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjete .
Një automjet tip BMË me targa AA 001IK , mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE si dhe dy arme zjarri tip pistolet. Vikimat dhe autorët e kësaj përplasje me armë ,kanë qenë të evidentuar më parë nga Policia si persona me preçedentë kriminalë në fushën e Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve narkotike, armbajties pa leje etj.
Në Drejtorinë e Policisë Tiranë aktualisht janë të shoqëruar 3 shtetas , dy nipërit e Mentor Lufit dhe shtetasi Italian, ku vijonë veprimet procedurale dhe hetimore nga Specislistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nën kryesimin e Prokurorit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
