TIRANË- Ka përfunduar ndërtimi i shkollës 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Valias të Kamzës. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në Facebook disa foto nga ambientet e shkollës.

Tashmë nxënësit do të zhvillojnë mësim në kushte me standarde moderne, ndërsa Rama shkruan se kjo shkollë është ndërtuar nga themelet.

“MIRËMËNGJESI dhe nga Valiasi në Kamëz, ku është ngritur nga themelet shkolla 9-vjeçare "Demokracia", ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.