FOTOT/ Kroçerja me 648 turistë nga 18 vende të botës zbarkon në Portin e Durrësit
Foto nga kroçerja në Portin e Durrësit
Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndalesën e një tjetër kroçere të njohur në sektorin e turizmit në qytetin e Durrësit. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se kroçera ‘Nautica’ me 648 turistë nga 18 vende të botës, prej Amerikës deri në Zelandë të Re, është rikthyer në Shqipëri për t’u ndalur mëngjesin e së dielës në Portin e Durrësit.
Sipas kryeministrit, kjo ndalesë u ka dhënë mundësi vizitorëve të shëtisin për të shijuar gjithë sa ofron Durrësi dhe zonat përreth.
“Nautica, kroçera me 648 turistë nga 18 vende të botës, prej Amerikës deri në Zelandë të Re, është rikthyer në Shqipëri për t’u ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit duke i dhënë mundësi vizitorëve të shëtisin për të shijuar gjithë sa ofron Durrësi dhe zonat përreth”, shkruan Rama.
Vetëm një ditë më parë një superjaht luksoz mbërriti në Portin e Durrësit. Ai quhet ‘Opera’ dhe i përket sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Po ashtu edhe jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos ndaloi në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të riniste lundrimin drejt Italisë.
Portet e Durrësit dhe Vlorës si dhe Saranda, janë kthyer këtë vit në stacione të ndalimit për qindra krocera që kanë në itinerarin e tyre destinacione të njohura turistike të Mesdheut dhe jo vetëm. Rama shkruajti në rrjetet sociale se ky sezon ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, ku kanë ardhur 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër
26 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52