Partia Socialiste mblodhi ditën e sotme Asamblenë Kombëtare, ku kabineti “Rama 2” prezantoi objektivat e 100 ditëve të para qeverisëse. Ndër të tjera, në Asamble pati dhe një risi, prezantimi i zëvendësministrave të rinj të çdo ministrie.
Gjithsej do të jenë 33 zv.ministra, që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në ministrinë përkatëse, ku në disa prej institucioneve drejtuese do të ketë dhe katër zv.ministra. Emrat e zv.ministrave u prezantuan nga kryeministri Edi Rama, ku ajo që përbënte më shumë përparësi ishte fakti se katër prej tyre vinin nga Kosova.
Zv.ministrja e Kulturës vjen nga Kosova. Rama prezantoi Valbona Shujakun, e cila do të jetë pjesës e qeverisë shqiptare, duke ushtruar funksionon e saj pranë Ministrisë së Kulturës.

(Valbona Shujaku, zv.ministre e Kulturës)
Hajrulla Çeku është emri i dytë nga Kosova, që iu bashkua qeverisë “Rama 2”. Çeku vjen nga Prizreni dhe do të jetë pjesë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

(Hajrulla Çeku, zv.ministër i Turizmit e Mjedisit)
Në Ministrinë e Arsimit do të jetë sërish një zv.ministre nga Kosova. Do të ushtrojë këtë detyrë Besa Shahini.

(Besa Shahini, zv.ministre e Arsimit)
Gjithashtu, edhe te Shëndetësia kryeministri Rama ka ngarkuar po një kosovare. Bëhet fjalë për Ilirjana Bajraktarin, e cila do të jetë zv.ministre pranë institucionit të lartë të shëndetësisë shqiptare.

(Ilirjana Bajraktari, zv.ministre e Shëndetësisë)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com