SPANJË - Barcelona provoi të martën në 'Camp Nou', ia doli të shënonte tre gola, por pa mundur të përmbyste humbjen 4-0 të ndeshjes së parë kundër Atletico Madridit. Kësisoj djemtë e Diego Simeones janë finalistët e parë të Kupës së Mbretit, verdikt që u mësua pas gjysmëfinales së kthimit në Katalonjë.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me shifrat 2-0. Barça shënoi me Marc Bernal minutën e 29-të, ndërsa penalltia e Raphinhas në të 45+5' e dyfishoi rezultatin. Katalanasit dominuan edhe në fraksionin e dytë duke shënuar sërish me Marc Bernal, por pa mundur të gjenin golin e katërt që do e dërgonte ndeshjen në shtesë.
Me rezultatin e përgjithshëm 4-3 pas dy gjysmëfinalave, është Atletico Madridi që merr biletën e parë për në finalen e Kupës së Mbretit duke eliminuar kampionët në fuqi të këtij turneu.
Sot në orën 21:00 luhet Real Sociedad - Athletic Bilbao, ndërsa do mësohet finalisti i dytë. Në ndeshjen e parë të derbit bask ishte Sociedad që fitoi 1-0.
Komente











