Hotele e vila luksoze në vijën bregdetare shqiptare, por jo vetëm, janë mes pasurive të sekuestrua grupit kriminal të goditur nga SPAK. Bëhet fjalë për 491 pasuri me vlerë 150 mln euro.

Pronat e sekuestruara nisin nga toka, hotele, apartamente, vila, në disa qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, në veri në Lezhë dhe Shkodër e në jug Dhërmi e Sarandë.

Bien në sy se vetëm në kompleksin turistik në Hamallaj, Lalzi Marina Seaside janë sekuestruar 121 vila, apartamente, dublekse, parkime, e mjete etj,

Po ashtu hoteli në ndërtim në një faqe kodre në Himarë, i planifikuar me 5 yje e 200 dhoma, Zig Zag; një tjetër në Tiranë, Hotel Elisa Tirana”, pjesë e brandit të famshëm ndërkombëtar “Melia”. Vila janë sekuestruar edhe në rezidenca në Tiranë, te Diamond Hill, te Astoria në Mjull Bathore

Katër shoqëri rezultojnë në zotërim të një personi, Isa Aliu, “Aliu Road Hous”e me seli në disa qytete, “Green Invest” në Tiranë e Fier (50% të kuotave), “Seavieu Development” me seli në Hamallaj dhe A.R.H Security në Tiranë e Elbasan.


Lajmi kryesor:

Goditet ‘kumbari’ i panjohur i drogës Salvador Aliu, furnizonte grupet shqiptare! Trafikuan 50 tonë kokainë, 1 në pranga, 9 në kërkim! Sekuestrohen 150 mln € pasuri, hotel e vila në bregdet (EMRAT+LISTA)