TIRANE - Menjëherë pas publikimit të fotove ku duket Arben Frroku, i arrestuari pë vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, teksa drekon me zyrtarë të lartë të policisë në një restorant në Dajt, televizioni A1 REPORT! ka kontaktuar zyrtarët e policisë personazh në këto foto. Gjatë intervistave me gazetaren në studio të dy kryepolicët Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj menjëherë reaguan duke bërë të ditur publikisht se heqin dorë nga hetimi.

KULICI DOREQIHET NGA HETIMI: PROVA TE FORTA QE FAJESOJNE FRROKUN
Në tentativën e parë për të biseduar me Agron Kuliçaj në një lidhje telefonike të transmetuar drejtëpërdrejt në A1 REPORT, Kuliçaj pas prezantimit të gazetares ka mbyllur telefonin duke mos thënë asnjë fjalë. Ndërsa në një tentivë të dytë Kuliçaj deklaroi se fotoja ishte rastësore, pasi Arben Frroku i kërkoi zyrtarëve të policisë të bëjë një foto me ta teksa këta të fundit ishin në një drekë shoqërore. Kuliçaj tha se pas publikimit të fotove do të heqë dorë nga hetimi për vrasjen e Kryekomisarit Lamaj.

Megjithatë Kuliçaj dhe se nga puna hetimore e kryer deri më ta ka prova të forta që fajësojnë Arben Frrokun për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

“Që kur ka ndodhur vrasja kam qenë pjesëtar i grupit hetimor...kemi kryer punë intensive dhe kemi bërë veprime të shpejta deri në gjetjen e provave të rëndësishme për Arben Frrokun që e fajësojnë..ne kemi dyshime të forta që Frroku është i përfshirë në vrasjen e Lamaj”, tha Kuliçaj.

VOCAJ DOREHIQET NGA HETIMI: FRROKU ERDHI RASTESISHT NE TAVOLINE, KEMI NJOHJE
Edhe Tonin Vocaj, drejtues i hetimeve për çështjern Frroku deklaroi Live në A1 REPORT se do të japë dorëheqjen nga këto hetime.

“Jam pjesë e këtij grupi hetimor, por pas daljes së fotove, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të mos jem pjesë e këtij hetimi.... Po e bëj tani meqenëse kam një konflikt me opinionin publik për këtë çështje...një zyrtar i policisë duhet të jetë i pastër....unë kam një kompromentin moral ndaj opinionit publik, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të me heqë nga kjo çështje”, -deklaroi Vocaj.

Tonin Vocaj ka sqaruar edhe foton në fjalë për të cilën tha se është publikuar nga vetë ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook, dhe sipas tij është bërë rreth vitit 2010-2011.

“Kemi qenë në një drek në një restorant në Dajt..rastësisht ka qenë edhe Arben Frroku, nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë...kemi qenë një grup zyrtarësh të policisë...dhe në lokal ka qenë edhe Frroku...ai është takuar me ne se unë personalisht e kam njohur Arben Frrokun edhe vëllain e tij Mark Frroku”, tha Vocaj.

VIDEO/ DOREHEQJA E KULICAJ DHE VOCAJ LIVE NE A1 REPORT