Agron Kuliçaj, Nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë, gjatë një interviste “live” në televizionin A1 Report, në lidhje me fotografinë ku kishte në krah të djathtë Arben Frroku, deklaron se, takimi ishte i rastësishëtm në lokal. Sipas tij, ai nuk e ka takuar më dhe për shkak të opinionit, ka dhënë dorëheqjen nga hetimi.
E ndiqni foton që është publikuar?
Po, jam vënë në dijeni dhe po ndjek emisionin tuaj.
Cili është reagimi juaj? Ka qenë një takim i rastësishëm i drejtuesve të lartë të Policisë me Arben Frrokun, në një kohë kur ky i fundit s’ka pasur precedentë penalë dhe ka qenë një biznesmen i suksesshëm?
Mesa mbaj mend, është një foto e fundvitit të 2012-ës, ose e vitit 2010. Një foto e rastësishme. Kemi qenë një grup kolegësh duke festuar në një drekë. Kemi qenë në një lokal në zonën e Dajtit, në atë ambient ka qenë dhe z.Frroku, i cili ka kërkuar të bëjë një foto me ne dhe unë gjykoj që është një foto mëse normale për periudhën që është bërë.
Një foto që tregon që ju keni drekuar apo darkuar së bashku, keni pirë, keni kënduar. Ju madje mbani në dorë edhe një çifteli dhe janë detaje që shihen nga foto z.Kuliçaj.
Kemi qenë në një lokal në zonën e Dajtit dhe kjo është një foto mëse normale. Ky shtetas ka qenë në një tavolinë tjetër. Ka kërkuar të bëjë një foto me ne dhe kjo është një foto që është bërë publike. Mesa mbaj mend, e kam parë këtë foto edhe në fb e kolegut tonë Vocaj, i cili më thanë se e ka sqaruar. Në atë periudhë z.Frroku ka qenë një qytetar, ka qenë një biznesmen. Unë nuk është se kam njohje të drejt për drejtë, madje aty e kam njohur drejtpërdrejt. Dhe më pas nuk ka pasur kontakte me të, por thjesht njohje.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe kjo z.Kuliçaj, edhe pse nuk duket foto e rastësishme.
Kjo është foto e rastësishme. Unë, që nga momenti që ka ndodhur ngjarja, e vrasjes së kolegut tonë Lamaj, kam qenë një ndër pjesëtarët e grupit hetimor, që është ngritur nën drejtimin e prokurorisë së Krimeve të Rënda, bashkë me disa kolegë të tjerë. Kemi kryer një punë intensive dhe kemi bërë veprime të shpejta hetimore, deri në realizimin e provave që kanë ngritur dyshime të forta dhe të arsyeshme për shtetasin Arben Frroku, i cili është përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Duhet thënë që kemi bërë veprime që duhen përgëzuar dhe ne kemi arritur të mbledhim prova të arsyeshme që fajësojnë shtetasin
Arben Frroku për veprën penale që ka kryer. Por duhet të bëj publike që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit hetimor për këtë çështje.
Edhe ju hiqni dorë?
Absolutisht. Sepse në radhë të parë është karakteri dhe morali im. Dhe i kërkoj grupit hetimor që të vërtetojë që qoftë një herë të vetme kam pasur kontakt telefonik me Arben Frrokun, ose marrëdhënie tjetër me këtë shtetas, unë mbaj përgjegjësi. Nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe në lidhje me foton, por mënyra juaj e interpretimit lë për të dëshiruar. Megjithatë unë jam i hapur t’i përgjigjem çdo lloj pyetje tuaj.
Pse e bëni pikërisht tani dorëheqjen, pasi u publikua kjo foto dhe jo më herët?
Sepse tani u bë publike. Ne jemi drejtues të lartë. Kemi hetuar intensifikisht. Kemi punuar tre ditë e tre net për të zbardhur vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Tani janë rrethanat e tilla dhe ne japim dorëheqjen.
A keni qenë në dijeni të konfliktit të bërë publik mes Lamajt dhe Frrokut?
Nuk ka shtetas në Shqipëri që i mbërrijnë valët televizive, që të mos jetë në dijeni të konfliktit që ka ndodhur mes tyre. Dhe policia ka mbështetur fort të gjitha veprimet e kryekomisar Lamajt në atë hetim.
A keni pasur mundësinë që të gjeni një rrugëzgjidhje për këtë konflikt, pasi pretendohet që edhe brenda veprimeve të kryera nga shefi i komisariatit, ka pasur tejkalim të kompetencave? Di që SHKB-ja ka një hetim në lidhje me të.
Po, ka. Ka një SHKB që heton mbi veprimet abuzive të punonjësit të policisë dhe kjo është pjesë e hetimeve të tyre dhe unë nuk mund të jap komentin tim. Unë di që gjykata ka vlerësuar të gjitha veprimet e punonjësve të policisë në raport me përplasjet që ka pasur me qytetarin Frroku.
Po qytetarët a duhet të tremben kur dëgjojnë ngjarje të tilla, siç janë realisht të trembur?
Qytetarët kanë të gjithë mbrojtjen e nevojshme nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 28 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com