Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës. IndeksOnline raporton se Mozzik është arrestuar pasi ka hyrë në Kosovë me dy orë të shtrenja.

Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

IndeksOnline bën të ditur se Mozzik i ka borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.

Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të ardhurave të tij me të cilat e ka blerë orën. 

Disa orë më vonë, këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet, por tha se në prani të avokatit të tij ka dhënë deklarime për orën me vlerë të lartë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Reagon Mozzik, hedh poshtë lajmin e arrestimit dhe borxheve ndaj Tatimeve në Kosovë

1758132261_mozzik.jpg

Reperi Mozzik ka reaguar pas lajmit për arrestimin e tij në aeroportin e Prishtinës.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet për arrestim, por thotë se në prani të avokatit ka dhënë deklaratë për orën e dorës ‘Richard Mille” me vlerë 1.5 milionë euro.

Mozzik mohon gjithashtu edhe pretendimet që ka borxh 500 mijë euro ndaj Tatimeve të Kosovës.

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Artianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjës së kaluar për orën e dorës Richard Mille. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta - vetëm rrena dhe shpifje. Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin - dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, ka shkruar ai në Instagram.

 

2/2