FOTOT nga bodrumi i 'Golden'/ 5 autorët ndërrojnë e djegin rrobat e 'krimit', trupi i Prengës 8 orë në kompleks...'tentativa' për të fshirë gjurmët

TIRANE - Report Tv siguron foto nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit "Golden" në pronësi të Altin Hajrit në Shijak, të cilat shfaqin të gjithë dinamikën e asaj që ka ndodhur me sjelljen në kompleks të Jan Prengës. Nga të gjitha hetimet e kryera deri më tani, por edhe nga se çfarë përmbajnë kamerat e sigurisë, 49-vjeçari i rrëmbyer më 17 janar 2020 në Kamëz, është sjellë i pajetë në kompleks me një Range Rover të bardhë, i cili rezulton i vjedhur nga një këngëtare tallavaje në zonën e Komabinatit, me targë të falsifikuar.

Rreth orës 12:33, një orë pasi ka ndodhur pengmarrja në Kamëz, pesë persona që janë evidentuar në ambientet e bodrumit të kompleksit "Golden" sapo kanë mbërritur nga pengmarrja.

Momenti kur autoret nderrojne rrobat qe kane pasur gjate rrembimit ne Kamez

Ata janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë, dyshohet të jetë pikërisht Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia.  Ai dyshohet të mos ketë qenë pjesë e grupit të rrëmbyesve, por ka pritur mbërritjen e autorëve bashkë me Jan Prengën në kompleks. Altin Hajri, i veshur me bluzë të bardhë me mëngë të shkurta, në një foto shihet teksa ka dalë lart, dhe sipas burimeve nga grupi hetimor, ai kërkon për disa dokumente.

Autoret, te gjithe veshur me te zeza, te armatosur e maskuar, nderkohe me bluze te bardhe dyshohet Altin Hajri

Të gjithë, kanë ndarë rolet dhe kanë bashkëpunuar më tej për të larguar trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga kompleksi. Në bodrum shihen tre makina. Njëra është Range Rover, ku nga bagazhi është nxjerrë trupi i pajetë i Jan Prengës. Report Tv publikon vetëm disa foto të shkëputura nga kamerat e sigurisë në "Golden", sepse pamjet e plota filmike, janë realisht të rënda. Autorët, me gjakftohtësi, pasi e nxjerrin nga Range Rover e lënë trupin në tokë, ndërkohë që është gjysmë i zhveshur.

Më tej, e fusin në disa qese plastmasi dhe e kalojnë në furgonin e bardhë, tek i cili ka edhe kazma e lopata. Trupi i Jan Prengës ka qëndruar brenda "Golden" përreth 8 orë, dhe vetëm në 20:30 të darkës, furgoni me trupin e pajetë ka dalë nga kompleksi "Golden" për t'u groposur në një vend ende të paditur nga policia.

Pasi kanë hequr rrobat e "krimit", ato të kamufluara dhe me maska të momentit të pengmarrjes, autorët ndërrojnë veshjet, dhe ato që i heqin i djegin jashtë kompleksit.  Nga fotot, dallohen edhe disa qese të zeza në tokë, që autorët kanë përdorur për të futur edhe rrobat e tyre e për t'i djegur më tej.

Momenti kur marrin trupin e Jan Prenges per ta futur ne furgonin e bardhe

Mes tyre është edhe një punëtor i kompleksit "Golden" i cili hipën mbi një tjetër automjet të ndodhur brenda bodrumit, në tentativë për të hequr kamerën e sigurisë.

Nje person mbi furgon, dyshohet punetor i kompleksit "Golden", ne tentative per te hequr kameren e sigurise

Janë rreth 27 minuta filmime nga kamerat e sigurisë, pra ata kanë vepruar me qetësi. Autorët kanë arritur që të heqin një kamer, por një kamer e dytë e ka filmuar gjithë këtë skenë. Nuk dihet nëse autorët kanë qenë në dijeni ose jo të kësaj kamere. Mister mbetet se si autorët kanë arritur që të fshehin pa lënë gjurmë trupin e pajetë të Jan Prengës dhe nuk kanë zhdukur këto filmime.

Jan Prenga

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer