FOTOT/ Nga fjala në OKB te takimi me Osmanin e Erdogan, Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara

FOTOT/ Nga fjala në OKB te takimi me Osmanin e Erdogan, Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara

Rama krah Osmanit në selinë e BE në New York

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga vizita dhe takimet që ka zhvilluar në New York, ku mbajti edhe fjalën në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB.

Mes fotove, dallon ajo e takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në të cilën Rama shihet krah saj dhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell. Po ashtu, Rama ka shkëputur edhe një foto nga takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

"Mirmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë", shkruan Rama. 

Rama është shoqëruar në këtë vizitë edhe nga bashkëshortja, Linda Rama, ndërsa zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të 100 shoqatave shqiptare në Amerikë.

Kryeministri Edi Rama mbajti më 27 shtator fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, ku ndër të tjera kërkoi njohjen e Kosovës. Ai tha se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, dhe nuk mund të mbahet peng nga askush me justifikime të rreme. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)