Menjëherë me mbylljen e ceremonisë së hapjes së fushatës nga ana e PD në sheshin “Nënë Tereza”, nisën nga puna punonjëset e bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët.
Maskat me logo të PD të hedhura në tokë, bidonat me ujë, qese dhe fara u pastruan nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, pas përfundimit të ceremonisë së opozitës. Punonjësit pastruan sheshin si dhe bordurat pranë Akademisë së Arteve dhe Rektoratit.
Lajmi kryesor:
PD nis fushatën në mungesë respekti të jetës! Me qindra militantë të grumbulluar, harrojnë COVID! Basha: Misioni im hyjnor, të hyjmë në BE, të lëmë pas 8 vite ngecje
Ora 23:35
Nga maskat, qeset te bidonat me ujë, militantët e PD mbushin me plehra sheshin 'Nënë Tereza'