Në një kohë që duhet të ishin mesazhi i së ardhmes, shpresa e shqiptarëve dhe e ndryshimit që aq shumë pretendojnë që se duan të sjellin dhe respektimit të jetës së qytetarëve, PD dha sot në nisje të fushës elektorale mesazhin më të gabuar, se qytetarët nuk kanë asnjë vlerë dhe partia është mbi gjithçka, edhe mbi shëndetin e tyre.

Demokratët e nisën fushatën për 25 prillin në sheshin "Nënë Tereza", me autokolona të gjata të makinave luksoze, (në një kohë që ankohen se varfëria ka pushtuar vendin), grumbullime masive të militantëve ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti COVID. Edhe pse organizatorët u bënin thirrje që të ruanin distancën dhe mbanin maskën, situata doli jashtë kontrollit dhe nuk ditën të menaxhojnë dot as këtë event që të përmasave organizative ishte i vogël, por për efektin në shëndet në kohë pandemie, u kthye në një 'bombë' infeksioni për jetën e qytetarëve.

Edhe pse u shfaq me 70 minuta vonesë, kreu i PD Lulzim Basha u shfaq aspak frymëzues dhe me të vetmin objektiv atë të integrimit të vendit në BE, ndërsa theksoi se në 8 vite vendi ka bërë hapa pas duke u larguar edhe më shumë nga familja europiane. Të gjithë minutat e tjera fjalës së tij, Basha bëri thirrjet e përsëritura që të çrrënjosim të keqen e madhe që ka pushtuar vendin dhe se me 25 prill do të ndodh ndryshimi i madh dhe nuk tha asnjë fjalë për pandeminë që ka mbërthyer botën, apo rindërtimin, edhe pse akuzat e tij nuk pushojnë se qeveria i ka lënë qytetarët në çadra.

VIDEO/Fjala e plotë e kreut të PD Lulzim Basha

Ajo që u vu re në këtë miting, ishte mungesa e Sali Berishës, që ndodh për herë të parë që ai nuk është prezent në një fushatë elektorale të PD-së, që nga koha e themelimit të saj. Ajo që mbeti pas mitingut të PD, ishin rrëmuja, shishe uji e banderola të hedhura në rrugë dhe fatkeqësisht rreziku se ky grumbullim mund të ndikojnë negativisht nesër në shëndetin e shqiptarëve duke e bërë edhe më kërcënues për jetën armikun e padukshëm COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
FOTOT/ Nga maskat, qeset te bidonat me ujë, militantët e PD mbushin me plehra sheshin 'Nënë Tereza'

Menjëherë me mbylljen e ceremonisë së hapjes së fushatës nga ana e PD në sheshin “Nënë Tereza”, nisën nga puna punonjëset e bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët.

Maskat me logo të PD të hedhura në tokë, bidonat me ujë, qese dhe fara u pastruan nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, pas përfundimit të ceremonisë së opozitës. Punonjësit pastruan sheshin si dhe bordurat pranë Akademisë së Arteve dhe Rektoratit.

Ora 20:23
Qindra demokratë u mblodhën në mitingun e PD, por mungoi Berisha

1616700362_ppppppp.jpg

Mitingu hapës i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit i organizuar në sheshin “Nënë Tereza” mblodhi qindra demokratë me makina, flamuj, ndërsa nuk munguan edhe thirrjet kundër kryeministrit “Rama ik”.

Në aktivitet morën pjesë kandidatët për deputetë mungonte ish-kryeministri Sali Berisha.

Ora 19:31
Nis fushata, bashkëshortja me dy vajzat i bashkohen Bashës në skenë

Në mbyllje të fjalimit të tij për nisjen e fushatës zgjedhore, Lulzim Bashës në skenë i janë bashkuar edhe bashkëshortja Aurela së bashku me të dyja vajzat.

Nën ritmet e këngës së fushatës së Sia-s 'Unstoppable' dhe borive të makinave dhe mitingu i militantëve është mbyllur aktiviteti i PD në sheshin "Nënë Tereza'.

 

Ora 19:03
Basha: Misioni im hyjnor është të hyjnë në BE, të lëmë pas 8 vite ngecje dhe hapa pas nga Europa

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se kur të zgjidhet kryeministër misioni i tij hyjnor do të jetë anëtarësimin i plotë në BE dhe të lënë pas 8 vitet e fundit që kanë qenë hapa pas dhe ngecjen për vendin. Basha kërkoi mbështetjen e të rinjve për të sjellë ndryshimin.

 "Të rinj dhe të reja, lulja dhe energjia e kombit tonë, mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me në për të ndryshuar këtë vend dhe për ta bërë atë si gjithë Europa. Rinia shqiptare çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi mban vulën tuaj, ka fytyrën tuaj dhe këtë herë vendi ka nevojë për ju. Ndryshimi kërkon mbështetjen tuaj që jeni futur në këtë shesh dhe anë e mbanë Shqipërisë. Sot Shqipëria është falë nesh anëtare e NATOS. Mbani mend kur të gjithë thonin se nuk mund të arrihej marrëveshja për lëvizjen e lirë pa viza, por në caktuam një pikësynim dhe punuam fort dhe ja dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një mision që i përgjigjët dëshirës së çdo shqiptari. Kur të më zgjidhni kryeministër misioni hyjnor është futja e Shqipërisë në BE. Që Shqipëria të jetë e fortë dhe e përparuar na duhet të lëmë pas 8 vite ngecje dhe hapa pas dhe 8 vite larg Europës dhe të nisim marshimin tonë të pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë të kombit tonë në familjen tonë europaine", tha Basha

Ora 18:49
Basha: Shqiptarët më kanë thënë që janë gati për ndryshimin! Kam marrë përqafimet e ngrohta nga jugu në veri

1616694568_basha.jpg

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se në takimet në të gjithë Shqipërinë ka marrë mesazhe të forta nga shqiptarët se janë gati për ndryshimin e madh.

"Ne po zhvillojmë një betejë edhe brenda vetës. Shumëkush mendon se ky vend nuk ndryshon. Por unë jam një pyetje për ju: A është kjo ajo që ne meritojmë? A është papunësia ajo që ne meritojmë? A është largimi i rinisë ajo që meritojmë? Jo, nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë. Ne shqiptarët meritojmë më shumë, ne mundemi të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë shumë më shumë për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Unë kam marrë përqafimet e ngrohta nga jugu në veri. Kam marrë mesazhin se ndryshimi po vjen, se Shqipëria po ndryshon. Kam lexuar në sytë tuaja një frymëzim të madh. Shqiptarët anekënd vendit më kanë thënë që 'jemi gati për ndryshimin e madh.

Ora 18:47
Basha: Të çrrënjosim të keqen e madhe që ka pushtuar vendin, t'i japim fund tranzicionit shqiptar (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në çeljen zyrtare të fushatës zgjedhore tha se PD do të sjellë ndryshimin, do i jap fund tranzicionit që ndodhet vendi duke çrrënjosur të keqen e madhe që po e qeveris dhe ka përvetësuar  burimet natyrore dhe pasuritë e vendit

" Me bashkimin tonë për ndryshim do të sjellim ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren për çdo shqiptarë. Edhe 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë, të zhvillimit, të punësimit dhe të integrimit të saj në familjen tonë europiane. Jemi këtu sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm, ti japim fund tranzicionit shqiptarë dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe europaine të Shqipërisë. Më të mirë dhe të ndershmit të drejtojnë fatet e vendit, pasi Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim rrënjësor. Ne sot më shumë se kurrë duhet të vendosim në vendin t duhur krenarinë tonë, duhet të ndalojmë varfërinë dhe zbrazjen që po i ndodh sot Shqipërisë.  U bë mbi një vit që nisëm marshimin për të ndryshuar vitin tonë, këtë e bëjë me dëshirë pasi puna jonë është një sakrificë për vendin, për kombin, për shqiptarët. Po shkulim dhe çrrënjosim nga damarët e tokës një të keqe që ka vendosur të shterojë dhe përvetësojë të gjitha pasuritë dhe burimet që zoti ia ka falur bujarisht Shqipërisë. Po luftojnë për një grup njerëzit që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre", tha Basha.

Ora 18:29
Flutura Açka hap fushatën zgjedhore të PD: Të ndreqim demokracinë për të rikthyer të larguarit, ose shkojmë në diktaturë

1616692854_Screenshot2.jpg

Kandidatja e PD për Elbasanin, Flutura Açka hap fushatën zgjedhore të PD-së. Ajo shprehu bindjen se PD do të sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Açka tha se PD do të mund të ndërtojë demokracinë që duhet dhe të gjithë të larguarit të rikthehen sërish në vendin e tyre.

"Nuk mbahem dot, nis më merret goja kur flas për gjëra të dashura dhe një nga gjërat e dashura është fakti që jam këtu sot. Mjekë, inxhinierë, profesionistë ikën sepse nuk kishin mundësi. Do t'ia dalim t'i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë. Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Të fillojmë ta ndreqim që sonte demokracinë. Do të ndjej turp të jem e pasur në një vend të varfër, besoj se të tillë do të ndihen edhe kolegët e mi. 29 vjet më pas, në të njëjtin front, si në 1990. Ëndrra e pakryer e tim biri për ta parë Shqipërinë në Europë", tha Açka

Ora 18:11
Hapja e fushatës së PD, mbërrin më shumë se 1 orë me vonesë Lulzim Basha

1616692277_Screenshot1.jpg

Edhe pse e kishin njoftuar në orën 17:00, kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka mbërritur në aktivitetin për hapjen e  fushatës plot 70 minuta me vonesë.

 

Ora 17:52
Nisja e fushatës së PD, thirrje të pranishmëve: Ruani distancën, bjeruni borive të na dëgjojë Edi Rama pak metra më larg

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. Ndërsa kandidatët janë rreshtuar në skenën e improvizuar te sheshi “Nënë Tereza” duke pritu kreun e PD Lulzim Basha moderuesi u bën thirrje vazhdimisht mbështetësve demokratë dhe të opozitës që të mbajnë distancën dhe maskat. Njëkohësisht i  fton që të futen në makina dhe tu bien borive.

“Ne jemi Partia Demokratike. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin”, përsërit ai.

“Ju lutem, ftoj të gjithë të pranishmit që të futen në makina e tu bien borive që të na dëgjojë Edi Rama se pak metra larg nesh është”, ka thënë më tej.

 

Ora 17:39
VIDEOLAJM/ Autosalloni i PD, militantët dalin në shesh me super makina luksoze

Kriza ekonomike si pasojë e COVID-19 nuk i ka prekur drejtuesit e opozitës dhe anëtarët e PD-së. Ndonëse prej kohësh tashmë nuk përfitojnë as pagesën e deputetit, të ardhurat e demokratëve kanë njohur rritje.  Ajo që shihet nga hapja e fushatës së PD në sheshin “Nënë Tereza”është tejmbushja me makina të shtrenjta dhe grumbullime masive të njerëzve.

Bëhet fjalë për marka që konsiderohen si makina luksi, BMW, Benz apo Range Rover. Vlera e këtyre makinave llogaritet më shumë se një shtëpi në kryeqytet.