Ndërsa presim spektaklin që Spanja dhe Argjentina do të shfaqin në fushë duke filluar nga ora 21:00, yje të shumtë të muzikës dhe filmit po marrin pjesë në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës në stadiumin 'MetLife', të organizuar nga FIFA.
Shfaqja është krijuar për të festuar pasionin, emocionin dhe frymën globale që karakterizoi edicionin e 23-të të Kupës së Botës. Laura Pausini u ngjit në skenë së bashku me Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams.
Në fillim në fushën e kthyer në skenë doli IshowSpeed, duke u pasuar nga Post Malone. Reperi dhe producenti i njohur amerikan performoi në skenë disa nga këngët e tij më të njohura: Chrome Heartbreaker, Wow dhe Sunflower. Swae Lee performoi gjithashtu një duet me të. Të dy u shoqëruan nga një spektakël fishekzjarrësh.
Në pushimin mes pjesëve do të ketë një tjetër spektakël ku do të performojnë Shakira, Justin Bieber, Madonna dhe grupi korean me famë botërore BTS janë gati të performojnë. Atyre do t'u bashkohet Burna Boy, dirigjenti i njohur Gustavo Dudamel dhe Kori i PS22, i udhëhequr nga Chris Martin i Coldplay.
Lajmi kryesor:
Spanja është kampione e botës për herë të dytë në histori, goli i Ferran Torres zbret nga froni Argjentinën! U deshën 120 minuta për fituesin e Botërorit 2026







