
Shqipëria, e cila do përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore të ‘Milano Cortinës 2026’ me katër skiatorë, ka bërë parakalimin e saj në këtë event. Ndërkohë që ceremonia kryesore hapëse po zhvillohet në ‘San Siro’, dy të tjera po ndodhin në pozicione të ndryshme ku janë shpërndarë sportistët sipas garave.
Në Cortina d'Ampezzo, me flamurin e Shqipërisë në dorë, italo-shqiptarja Lara Colturi ka udhëhequr delegacionin kuqezi, ndërsa në Livigno, Denni Xhepa ka mbajtur flamurin.
Shqipëria përfaqësohet në Olimpiadën Dimërore me 4 skiatorët, Lara Colturi, Lisa Brunga, Denni Xhepa dhe Semire Dauti.
Datat e garimit:
Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Slalomit Gjigand që starton nga ora 11:30 në Bormio.
Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalom që starton në orën 11:30 në Bormio.
Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.
Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.
Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.
Lajmi kryesor:
'Milano-Cortina 2026'/ Zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës Dimërore në 'San Siro', 4 skiatorët e Shqipërisë parakalojnë me flamurin kuqezi (VIDEO)









