FOTOT / Pas çlirimit të bustit të “Vojo Kushit” nga ndërtimet pa leje, shihni transformimin e gjithë sheshit te Selvia

FOTOT / Pas çlirimit të bustit të “Vojo Kushit” nga ndërtimet pa leje, shihni transformimin e gjithë sheshit te Selvia

Pas çlirimit të bustit të “Vojo Kushit” nga ndërtimet pa leje që kishin mbirë si kërpudha në këto vite tranzicioni, Bashkia e Tiranës nisi punën për transformimin e të gjithë hapësirës duke krijuar ambient çlodhës për të gjithë grupmoshat.

Përveç stolave, janë krijuar edhe lojëra shahu, ndërsa në shesh janë krijuar lojëra të ndryshme për fëmijët që të kalojnë disa orë të këndshme pranë banesës së tyre. Në këto katër vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe kujdesit për monumentet e figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për çlirimin e atdheut.
Çlirimi nga ndërtimet pa leje i bustit të heroit “Vojo Kushi” te ish-trekëndëshi i Selvisë, ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet, vjen në prag të 75 vjetorit të çlirimit të vendit.

Në fillim të punimeve për të transformuar këtë shesh, nisma e Bashkisë së Tiranës hasi në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?